Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

Lumturia fillon me buzëqeshje

Kirurgji

Kirurgjia orale dhe maksillofaciale trajtojnë një spektër të gjërë të infekcioneve, traumës, anomalive të lindura dhe të tumoreve të fytyrës kokës dhe qafës. Shërbimet më të rëndomta janë nxjerrjet e dhëmbëve (të thjeshta apo të ndërlikuara sidhëmbët e impaktuar), kirurgji orale/maksillofaciale rekonstruive dhe implantologji.

 

Protetikë

Protetika stomatologjike bën zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara të dhëmbit, të dhëmbëve dhe indeve të buta. Kjo bëhet me ndihmën e kurorave, urave dhe protezave të pjesërishme apo totale. Pjesë e veçantë është edhe implantologjia

 

Ortodonci

Ortodoncia bën parandalimin, përmirësimin dhe trajtimin e anomalive të dhëmbëve dhe të raporteve ndërnofullore me ndihmën e aparateve mobile, funksionale apo fikse ortodontike.

 

Vizitat në Ars Medica

Spitali ditor, Ars Medica, është i hapur nga e Hëna në të Premten , prej 09:00 gjer më 18:00. Terminet do të mundohemi t”i caktojmë në kohën sa më të përshtatshme për ju. Në rast urgjence apo dhembjeje do mundohmei të ju ndihmojmë dhe të ju trajtojmë sa më shpejt që është e mundur. Ne tenojmë të jemi sa më të saktë, mirëpo në qendrën tonë mund të kemi vonesa për shkak të rasteve urgjente, por gjithsesi tentojme ti zvogelojmë situatat e paparashikuara.

Konsultimet janë çdo ditë punë nga ora 15:00-1600. Vizita e parë zakonisht fillon me një konsultim. Pastaj do të njohtoheni për gjendjen shëndetësore, caktohet diagnoza, plani i terapisë, prognoza dhe komplikimet e mundshme. Më tutje me miratimin tuaj, do të caktohet një termin. Gjatë konsultimit dhe para intervenimit, ju duhet të informoni personelin shëndetësorë mbi historinë tuaj shëndetësore, të dhëmbëve, terapinë eventuale, alergjitë e mundshme, apo intervenimet e mëhershme kirurgjike.

Buzëqeshje të shëndoshë për të gjithë

Për më shumë informata apo për të caktuar termin, ju lutem…

 

Na kontaktoni