Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë

Protetikë

Protetika stomatologjike bën zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara të dhëmbit, dhëmbëve dhe të indeve të buta. Kjo bëhet me ndihmën e kurorave, urave dhe protezave të pjesërishme apo totale. Pjesë e veçantë është edhe implantologjia.

Të pajisur me teknikën dentare, në Ars Medica ofrojmë shërbim të efikas dhe kualitativ për pacientët tanë.

 

Kurorat mbi implante

 

Implantet dentale sigurojnë zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë. Pas vendosjes së implantit në mënyrë kirurgjike dhe kocka e re është krijuar përreth tij, kurora apo ura e fabrikuar në mënyrë të veçantë vendoset aty ku mungon dhëmbi apo dhëmbët.


Kurorat/Urat

 

Me kurora zëvendësojmë pjesët e dëmtuara të dhëmbit. Urat sigurojnë zëvendësim natyral dhëmbëve që mungojnë. Për dallim nga protezat e pjesërishme, urat janë të fiksuara për dhëmbët mbështetës të cilët janë të mbuluar me kurora. Kurorat dhe urat punohen nga Zirkoni apo Metalporcelani.


Protezat totale

 

Humbja e të gjithë dhëmbëve është e pakëndshme. Mirëpo bartja e protezave totale mund ta lehtësojë padhëmbësinë. Protezat totale punohen individualisht nga rezina me dhëmbë artificial të cilët i zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë.Ofrojmë proteza të rëndomta apo imediate (të menjëhershme)


Protezat parciale

 

Protezat parciale (të pjesërishme) zëvendësojnë mungesën e një numrin më të madh të dhëmbëve. Është mobile dhe me ndihmën e kapseve të vecanta lidhet për dhëmbë apo më rëndomtë për ura.

Buzëqeshje të shëndoshë për të gjithë

Për informata të mëtutjeshme apo për të caktuar termin, ju lutem…

 

Na kontaktoni