Stomatologji
Duke filluar nga shërbimet parandaluese stomatologjike (fluorizimi, vulosja e fisurave), mbushjet e dhëmbëve (amalgam apo kompozit), shërbimet kozmetike (zbardhja e dhëmbëve), trajtimi i kanaleve të dhëmbit (endodonci) dhe trajtimi i xhepave parodontal, ne ofrojmë të gjitha shëbimet stomatologjike, me qëllim që të sigurojmë shëndet më të mirë të dhëmbëve duke ndikuar kështu edhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Stomatologji preventive
Edukimi shëndetësor, fluorizimi i dhëmbëve, vulosja e fisurave, ruajtësit e hapësirës pas humbjes së hershme të dhëmbëve të qumështit.
Stomatologji restorative
Rindërtimi i dhëmbëve të dëmtuar nga kariesi apo traumat me ndihmën e mbushjeve të amallgamit apo me mbushje estetike, kompozitët. Tek dhëmbët e qumështit preferojmë gllasjonomerët si mbushje më biokompatibile.
Endodonci
Trajtim jo kirurgjik i kanalve të rrënjëve të dhëmbit gjatë inflamacioneve të palcës së dhëmbit apo të indeve përreth.
Stomatologji kozmetike (bleaching)
Zbardhimi (bleaching) është metodë stomatologjike jo invazive. Megjithatë zbardhimi ka edhe efekte anësore si irritm i mishërave të dhëmbit dhe ndjeshmëri e rritur e dhëmbëve. Aplikojmë edhe zbardhimin e brendshëm te dhëmbët e devitalizuar.
Parodontologji
Menjanimi i depozitimeve të buta dhe të forta, trajtimi xhepave parodontal, gingivoplastika, gingivektomia, imobilizimi i dhëmbëve parodontal, trajtimi i fokalozave dentare.
Buzëqeshje të shëndoshë për të gjithë
Për më shumë informata apo për të caktuar termin, ju lutem…