Të ndihmojmë fëmijët të rriten të buzëqeshur

Shërbimet që ofrojmë

Kemi bledhur ekipën më të mirë të specialistëve të stomatologjisë dhe personelin mbështetës, me shërbime të Stomatologjisë së fëmijëve (Pedodonci), Stomatologjisë Estetike, Kirurgjisë Orale me Implantologji, Kirurgjisë Maksillofaciale, Ortodoncisë dhe Parodontologjisë.

Kirurgji

 

Kirurgjia orale dhe maksillofaciale trajtojnë një spektër të gjërë të infekcioneve, traumës, anomalive të lindura dhe të tumoreve të fytyrës kokës dhe qafës. Shërbimet më të rëndomta janë nxjerrjet e dhëmbëve (të thjeshta apo të ndërlikuara sidhëmbët e impaktuar), kirurgji orale/maksillofaciale rekonstruive dhe implantologji.


Protetikë

 

Protetika Stomatologjike nënkupton zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara të dhëmbit, dhëmbëve dhe të indeve të buta. Kjo arrihet me ndihmën e kurorave, urave apo protezave të pjesërishme apo totale. Pjesë e veçantë është edhe implantologjia.


Ortodonci

 

Ortodoncia bën parandalimin, përmirësimin dhe trajtimin e anomalive të dhëmbëve dhe të raporteve ndërnofullore me ndihmën e aparateve mobile apo fikse ortodontike.


Stomatologji

 

Duke filluar nga shërbimet parandaluese stomatologjike (fluorizimi, vulosja e fisurave), mbushjet e dhëmbëve (amalgam apo kompozit), shërbimet kozmetike (zbardhja e dhëmbëve), trajtimi i kanaleve të dhëmbit (endodonci) dhe trajtimi i xhepave parodontal, ne ofrojmë të gjitha shëbimet stomatologjike, me qëllim që të sigurojmë shëndet më të mirë të dhëmbëve dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

 

Buzëqeshje të shëndoshë për të gjithë

Për më shumë informata apo për të caktuar termin, ju lutem…

Na kontaktoni